Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës tashmë do të jenë prezent në takimet e ardhshme të “Miqve të Serbisë së jugut”
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës tashmë do të jenë prezent në takimet e ardhshme të “Miqve të Serbisë së jugut”, takime këto që organizohen nga ambasadorë të akredituar në Sërbi ku diskutojnë për Luginën e Preshevës.
Kjo praktikë ka ekzistuar edhe më herët, por nuk janë ftuar përfaqësues të Luginës së Preshevës, por Trupi Koordinues e ka përfaqësuar Luginën.
Me insistimin tonë, ku këtë breng ia kemi shprehur ambasadorit të Zvicrës në takimin e djeshëm, jemi dakorduar që në të ardhmen, edhe ne të jemi prezent dhe ti shprehim pikëpamjet tona për situatën politike, ekonomike dhe sociale të Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, bashkëpunimi me ambasadën zvicerane do të jetë edhe në projekte të ndryshme, të cilat jemi duke i përgatitur për t’ia dërguar kësaj ambasade, e cila ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të ndihmoj në proceset që kemi filluar për zhvillim ekonomik, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.