Ja në cilat vende Evropiane njihet patentë shoferi i Serbisë
Në Gjermani tani më dhe zyrtarisht do të njihet patentë shoferi i Serbisë edhe atë për të gjitha kategoritë pa iu nënshtruar testit të vozitjes. Megjithatë ju duhet të jeni me vendbanim në Gjermani zyrtarisht të paktën 6 muaj. Qytetarët më nuk do të paguajnë nga 1,000 euro si më parë për t’iu nënshtruar testit për patentë shoferë.Patentë shoferi i Serbisë tani njihet edhe në Itali, Spanjë, Maqedoni, Shqipëri, Austri, Danimarkë dhe Qipro, transmeton zerilugines.com
Përveç në Gjermani, qytetarët e Serbisë mund ta zëvendësojnë patentën edhe në shtatë vende të tjera evropiane.
Qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani me entuziazëm e kanë pritur njohjen e patentë shoferit , sepse me automatizëm ata më nuk do të paguajnë kosto prej 500 deri 1.000 euro, shumë kjo e cila më parë duhej paguar për të rimarrë testin e vozitjes.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MUP), kanë thënë se Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave dhe zëvendësimin e tyre me të Serbisë ka përfunduar edhe me Italin, Spanjën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Përveç kësaj, në bazë të vendimit të organit kompetent, patentat serbe janë të njohura dhe të zëvendësohet, dhe në Austri, Danimarkë dhe Qipro, ku zëvendësimi i patentë shoferëve nuk është e kushtëzuar me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë.
– Nënshkrimi i një deklarate të përbashkët mes Gjermanisë dhe Serbisë për shkëmbimin e patentave është i një rëndësie të veçantë për një numër të madh të qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Ata do të jenë në gjendje që patentë e marrë në Serbi ta zëvendësojnë me atë gjermane për të gjitha kategoritë pa iu nënshtruar testit të vozitjes , po që qytetarët duhet të jenë rezidentë për të paktën gjashtë muaj në Gjermani –kanë thënë nga Ministria e Brendshme, të cilët kanë theksuar se zbatimi i marrëveshjes në mes të Gjermanisë dhe Serbisë do të fillojë në ditën e nënshkrimit të saj.