Lajme

I paralizuari propozon të panjohurën, ajo “hidhet në sulm” kur shikon që ai është i pasur (Video)

Ky që shikoni në videon e mëposhtme është një eksperiment social për të treguar edhe një herë më shumë se si i ndryshon gjendja e mirë apo e keqe ekonomike marrëdhëniet mes njerëzve. Djali është ulur në një karrige me rrota dhe i afrohet një vajze që e pëlqen.

Ai futet në muhabet me të dhe i kërkon të dalin bashkë, por duke parë gjendjen e tij, vajza e refuzon, duke i thënë “Nuk do të dal me ty”. Më pas, në skenë shfaqet avokati i djalit, i cili i kërkon të firmosë disa dokumente, të cilat kanë të bëjnë me një shumë të majme që djali do të marrë.

Vajza e pyet se si është puna dhe djali në karrocë i shpjegon se ka pësuar aksident dhe si pasojë i takon një shpërblim i madh monetar. Sjellja e vajzës ndryshon tërësisht, duke i ofruar atij edhe numrin e telefonit, por këtë herë është djali ai që e refuzon duke i thënë se nuk do të dalë me një femër si ajo.


808088 by revistaime

Related Articles

Back to top button