Lajme
Zvicër: Besjana nga Tërnoci botoi librin e kuzhinës shqiptare “Gutten appetit- Ju bëftë mirë” (Foto)
Besjana Ramadani që vjen nga fshati Tërnoc por jeton në Basel të Zvicrës ka sjellur botimin e saj të parë librin me receta tradicionale të kuzhinës shqiptare.
Libri “Gutten appetit- Ju bëftë mirë” është një përzierje mes Kuzhinës shqiptare, turke dhe orientale, përmban 220 faqe dhe 70 receta dhe kushton vetëm 28.-CHF.
Besjana për mediat zviceriane ka treguar se të gjitha receteta i ka marrë nga familja e saj, dhe është kujdesur për të gjitha vetë që nga gatimi, pjekja, fotografimi dhe shtypja e librit.
Presheva.AL më poshtë ju sjell disa foto të recetave që përmban ky libër.