Spekulime: Prishet koalicioni APN-PVD
Partnerët e koalicionit APN-PVD nuk do të qeversin më së bashku komunën e Preshevës, kështu thuhet në spekulimet e rrjeteve sociale lokale.
Gjithashtu spekulimet flasiin se në mbledhjen e PVD-së, këshilltarët komunal të kësaj partie kanë votuar daljen nga koalicioni qeverisës në Preshevë por një vendim i tillë nuk është zyrtar nga partia në fjalë.
Gjithashtu menjëherë pas spekulimeve të prishjes së koalicionit mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik kan filluar kalkulimet për postin e kryetarit të ardhshëm të komunës së Preshevës, nëse partia e Shqiprim Arifit shkon në opozitë.
Gjithnjë duke u bazuar në spekulime të militantëve partiak mësohet se në rast prishjes së koalicionit APN-PVD, Ardita Sinani është pretendente kryesore për të parin e komunës së Preshevës.
Ndërsa kuvendi komunal mundë të qeveriset nga PVD 10 këshilltarë, grupi i ndarë i PDSH-së 10 këshilltarë dhe 3 këshilltarë nga BDL dhe UDSH.
Të gjitha këto informacione mbeten spekulime militante derisa nuk kemi kumtesa zyrtare të partive që po qeverisin komunën e Preshevës APN dhe PVD të cilat mundë të shërbejnë në ngritjen e pozicioneve të partive qeverisëse.