Lajme

Rinia preshevare e mobilizuar fuqishëm kundër skenarit të shkarkimit të Shqiprim Arifit

Koalicioni i qeverisjes lokale në Komunën e Preshevës mes Alternativës për Ndryshim (APN) dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka pësuar një krisje.

Kalkulimet politike dhe skenarët errëta kanë për qëllim goditjen e liderit progresist të APN-së, Shqipërim Arifi, i cili në zgjedhjet e fundit sfidoi partitë veterane me një mentalitet të vjetër.

Korrespodenti i agjencisë INA mëson, se aktualisht PVD-ja së bashku me 10 këshilltarë të një fraksioni të PDSH-së po planifikon shkarkimin e kryetarit të komunës, Shqipërim Arifi, i cili ka paralajmëruar investime kapitale në këtë provincë, e cila kishte vuajtur gjatë nga liderë të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.

Zërat për shkarkimin e Arifit kanë shqetësuar në masë të madhe rininë preshevare, e cila pati guximin dhe vetëdijen për ti dhënë mbështetje masovike liderit që u dëshmua për qeverisje transparente dhe në bazë të meritokracisë.

“Elita e vjetër politike, e cila pushtetin e sheh si instrument për të nxjerrë përfitime personale dhe familjare është bashkuar për ta rrëzuar liderin e ri, i cili dëshmoi se është për dhe në shërbim të popullit. Në kohën kur janë paralajmëruar investime të huaja kapitale, atij po i bëhet një Puç nga disa këshilltarë që nuk ja duan të mirë komunës tonë”, thotë një preshevar i revoltuar.

Ai thekson se, pas këtyre zërave për largimin e tij, rinia preshevare është mobilizuar fuqishëm për ti ndaluar këto skenarë.

Mendime të ngjajshme ndajnë edhe shumë të rinjë preshevar, të cilët me vullnetin dhe votën e tyre, ishin një shembull i mirë edhe për vendet tjera të rajonit, se si duhet të mposhten politikanët e konsumuar dhe të pasuruar në kurriz të popullit të varfër.

Related Articles

Back to top button