Lajme

Presidenti Nishani me plis të bardhë i përgjigjet Beogradit: Bisedat me vëllezërit tanë nuk janë provokime!

Vizita e Presidentit shqiptar Bujar Nishanit në Kosovën Lindore, e nisur sot në ora 12 në Bujanoc po ndiqet me internim te madh jo vetëm nga popullata shqiptare etnike ne rajon, por edhe nga mediat e shumta, por edhe nga autoritetet serbe qofte lokale apo qendrore në Beograd.

Nga këto të fundit nuk munguan deklaratat e akuza rreth vizitës së Nishanit në mesin e shqiptareve etnik në Luginën e Preshevës sikur ajo e kryeministrit apo ministrit serb Aleksandër Vuucic dhe Ivica Dacic të cilët folën për “mungesën e himnit serb gjate vizitës së presidentit shqiptar në Bujanoc” (?!) apo refrenin tashmë të njohur serb “provokacija”.

Presidenti shqiptar Bujar Nishani gjate vizitës së sotme në Bujanoc dhe nga takimi me kryetarin Shaip Kamberi nder tjera tha se “vendi im do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinj, por edhe për të ndihmuar shqiptarët ne Luginene Preshevës në realizimin e të drejtave të tyre elementare të cilëve aktualisht ju mungojnë, për arsimim, librta, njohjen e diplomave përdorimin e simboleve kombëtare dhe zhvillimit ekonomik.”

Sipas kreut te shteti shqiptar z.Nishani “autoritetet shtetërore shqiptare nuk janë të përfshira në ndonjë angazhimet apo vendimet e vendeve të tjera. Popullsia shqiptare ka përfaqësuesit e saj politik të zgjedhur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe çdo gjë mund të marrin vendime vere, ne mënyre te pavarur dhe Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje”

Sipas presidentit Nishani, “bisedimet qe i pata me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën Preshevës, assesi nuk janë provokuese dhe në to nuk ka asgjë të keqe…”

“Për ne është shumë e rëndësishme për të gjitha përpjekjet e qeverive lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe interesin e Shqipërisë për të krijuar bashkëpunim të mëtejshëm me Serbinë. Shqipëria është e interesuar fuqimisht për të ndihmuar në realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila është e lidhur kryesisht me të drejtën për arsimim, përdorimi i simboleve kombëtare dhe zhvillimit ekonomik ” tha ne vazhdim Nishani.

Nishani në fund ka thënë se “nuk do të ndikojë në udhëheqësit politik shqiptarë ne Luginene Preshevës për të mbështetur apo jo ndonjë prej kandidatëve për president në zgjedhjet në Serbi dhe tha se kjo është kjo një çështje e tyre e brendshme..”

Related Articles

Back to top button