Në kufirin me Maqedoninë konfiskohen 40 bokse cigare (Foto)
Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës me Maqedoninë kanë konfiskuar 40 bokse cigare të markave të ndryshme me markica të Maqedonisë.
Cigaret janë zbuluar pas kontrollimit të detajuar të veturës “Ford Transit” me targa të Zvicrës me të cilin po udhëtonte 29 vjeçari me shtetësi maqedone. Ai doganierëve i kishte deklaruar se ka për të lajmëruar vetëm bagazhin personal, njofton dogana.
Eshtë konstatuar se kjo nuk është e vërtetë pasi vetëm me fillimin e kontrollimit në zbrastirat e dyerve ishin fshehur cigare. Pjesë e cigareve ishte fshehur edhe nën ulëse të shoferit dhe pasagjerit si dhe në një kuti ku gjysma ishin molla dhe gjysma ishin cigare.
Janë konfiskuar 400 kutija të cigareve “Marlboro”, “LD”, “Winston”, “Camel” dhe “Rodeo”/presheva.com/