Lajme
10 studentë nga Lugina paisen me vizë Maqedonase
Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni në një njoftim për media ka bërë të ditur se tani më grupa e dytë prej 10 studentëve është paisur me vizë në Maqedoni.
Në njoftim të USLPM-së thuhtet: “Sot më datë 09.03.2017 , në mënyrë të organizuar nga ne si Union, dhjetë studentë morën vizat në ambasadën e Maqedonisë në Beograd. Pjesa e mbetur e studentëve janë ende në proces të vizës!”
Vlen të përmendet se edhe më datë 25 janar të këtij viti të organizuar nga USLPM shtatë studentët e parë morë vizat në ambasadën e Maqedonisë në Beograd.
Studentët e tjerë janë ende në proces të vizës! Presheva.AL