Lajme
Me 22 vota PRO, shkarkohet kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi
Në seancën e parë të kuvendit komunal të Preshevës me fillim në ora 14:00 është votuar shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi me 22 vota pro dhe 16 fleta votimi të pa përdorura.
Komisioni konstaton se me 22 vota për Shqiprim Arifi është shkarkuar nga posti i kryetarit të komunës, me shkarkimin e kryetarit pushojnë edhe funksionet e zv kryetarit dhe këshillit komunal.