Lajme
Ndërron jetë Suat Sadiku nga Rahovica, ish kryetari i shoqatës kulturore të shqiptarëve “Atdheu”
Ndërron jetë në spitalin e Chürit të Zvicrës ish kryetari i shoqatës kulturore të shqiptarëve “Atdheu” në Bad Ragaz, Zvicër, Suat Sadiku nga Rahovica e Preshevës
Ju njoftojmë se, sot, 10 mars 2017, në moshën 55 vjeçare ndërroi jetë Suat Sadiku në spitalin e Chürit të Zvicrës. Suat Sadiku, së bashku me shumë bashkatdhetarë të tjerë, ishte ndër inicatorët e parë të Shoqatës “Atdheu”, me qëllim ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare shqiptare në Zvicër.
Aty dha kontributin e tij për tetë vite në kryesi dhe dy vite si drejtues i saj.
Me dhimbje të thellë familja Sadiku mori lajmin për ndarejn nga jeta të Suatit mëngjesin e ditës së premte.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, në varrezat e Rahovicës me namazin e Ikindisë.