Shpëtimi është Shqiprimi
O marsi i ftohët e me shi, ma ftohe zemrën edhe sot ma bëre ngri. A ka ndonjë fjalë dhe shpresë të më nxej sot mua, akoma të freskëta i kam ato fytyra që i shiqova në kuvendin komunal te cilët luanin dhe bënin tregëti me votat tona për interesat e tyre klanore.
Kaluam shumë marse ndër vite, kaluam edhe dekada dhe asgjë nuk mësuam e sa gjatë do të kalojë deri sa ta kuptojmë se kush sa vlenë e të mos ja zgjatim kurrë më dorën e mos tu japim kurrë më atë që e kërkojnë, po ju lutem a më tregoni ju që po e lexoni se akoma të freskëta i kam ato figura që festonin tradhëtinë dhe na përbuznin publikisht.
O servilë që servuat tradhëti për interesat individuale, marsi i ftohët po jeton e do të jetosh gjatë në mua, kaluam shumë marse por prap u rrëzuam dhe prap nuk mundemi të qëndrojmë në këmbë e sa herë do të rrëzohemi deri sa të vetëdisohemi dhe ta kuptojmë se kush është hajni e kush është shpëtimi, ndërsa SHPËTIMI është SHQIPRIMI dhe prap po ju lutem të më tregoni a nuk është kështu.
Presheva jonë ka nevojë për dretësi, për vende të punës, presheva jonë e mjerë ka nevojë për shumë çka.
Presheva ka nevojë më së shumti për rini
Ka nevojë për ty
E ti që po e lexon mundesh te kontribosh në mënyren tënde, stop hajnave liri për të drejtin.
Shkruan: Bardh Avdiu
Zurich-Preshevë
11 mars 2017