LajmeSport

Aron Rrustemi nga Miratoca e Preshevës, një tjetër talent shqiptar në Zvicër (Video)

Ashtu si shumë të rinj shqiptarë që po ushtrojnë dhe po përgatiten në klube të ndryshme të futbollit në Zvicër edhe 10 vjeçari nga Miratoca e Preshevës, po shkëlqen në skuadrën e futbollit SC “Zurzach” U-10 në Zvicër.

Ai luan edhe në rrolin e mesfushorit ofanziv edhe në atë të sulmuesit të djathtë. I rrezikshëm para portave kundërshtare i cili edhe pse shumë shpejtë arrinë deri te goli, ai nuk ka dëshirë të shfaqet vetjak ku në shumë raste asiston drejtë bashkëlojtarëve të tij për të zhvilluar lojë kolektive dhe krejt në fund për një qëllim të vetëm, që ekipi i tij të dal fitimtarë.

Babai i tij Bashkimi, para disa viteve atë e kishte regjistruar tek gjeneratat e reja në klubin e futbollit Fc “Koblenz”, ndërsa para një viti e ka transferuar në SC “Zurzach”. Ai nuk fsheh dë shirën e tij që një ditë ta shohë Aronin në majen e këtij sporti më të popullarizuar në botë, futbollin.

“Aroni njëherë shumë mirë po luan. Por edhe në futboll, përpos lojës dhe angazhimit për të arritur deri te suksesi duhet të ketë edhe fat. Ne si prindër po mundohemi që atij t`ia plotësojmë të gjitha kushtet, mandej të shohim, me Zotin përpara ndoshta mund të arrijmë suksesin”, deklaroi për “Me Sportistët”, babai i Aronit, Bashkim Rrustemi.

“Këtu në Zvicër, ka shumë rregull, disiplinë por edhe angazhim i madh për ne prindërit. Sa i përket fëmijëve, dorën në zemër edhe bashkëshortja ime më ndihmon shumë, madje nganjëherë ajo është e angazhuar më shumë se unë, e sidomos për përkujdesjen e Aronit. Në punë, në shkollë, pastaj në stërvitje te klubi me Aronin”, tha Bashkim Rrustemi.

Aron Rrustemi, ashtu si shumë fëmijë që dallojnë ndonjë prej lojtarëve edhe ai idol e ka Ronaldon, të cilin mundohet shpesh herë ta imitoj, si në pamje ashtu edhe në lojë.

https://youtu.be/e5-CSly8UhM

Related Articles

Back to top button