Lajme

Koalicion stabil apo…?

Koalicioni qeverisës i PVD, BDL, UDSH si dhe Grupit të PDSH-së i konvokuar më 10 mars të këtij viti ende nuk ka filluar aktivitetet dhe shtrirjen e pushtetit sipas ligjit, statutit dhe rregullores së Kuvendit Komunal. Zbrapsja e APN-së nga pushteti si dhe revokimi i ish-kryetarit Shqiprim Arifi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka sjellur Preshevës një pushtet të komplikuar si kurrë më parë. Edhe pse në mediat lokale dhe ato rajonale është potencuar disa herë nga pushteti i tanishëm se Koalicioni është stabil dhe funksional, vërehet se nga fillimi i pushtetit janë shfaqur anomali procedurale politike që portreton një brishtësi e koalicionit të ri qeverisës. Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, koalicionin qeverisës të përbërë nga katër parti politike e ka konsideruar që nga fillimi si interes personal i 22 këshilltarëve e aspak një qeverisje e partnerëve partiak, duke theksuar se grupi i PDSH-së në krye me Telat Arifin me çdo kushtë duhet ti dorzojnë mandatet e këshilltarëve pasi nuk përfaqësojn strukturat dhe elektoratin e PDSH-së.

Në Seancen e parë të koalicionit qeverisës është revokuar kryetari Shqiprim Arifi, duke u zavendësuar me Ardita Sinanin (PVD), kurse posti i kryetarit të Kuvendit i është ndarë Sami Salihut (Grupi PDSH). Madje është dashur të konvokohet edhe Seanca e dytë për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Komunal që sipas Shpat Aliut (PDSH) janë emëruar familjarë të ngushtë të këshilltarëve të grupit të PDSH-së.

Ndërsa për postin e zavëndes kryetarit të Komunës nuk është propozuar nga kryetarja Ardita Sinani ndonjë emer edhe pse është pritur nga analistët politik se ai post t`i takonte, Xhelal Memetit, sipas premtimeve të mëparshme nga kryesia e PVD-së. Zv. Kryetari n.d. Xhelal Memeti ishte një ndër më të zeshmit për prishjen e koalicionit APN-PVD, duke qenë i pakënaqur me postin që i`u është ndarë pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016. Kurse tani sipas burimeve tona, njoftohet se Memeti është paraparë për postin e ndihmës kryetarës së komunes, një post simbolik pa efektivitet të madh.

Ndërsa subjekti BDL me kryetar dr. Skender Destani që në zgjedhjet e fundit komunale përfaqësohet me vetëm dy ulëse në asamblenë komunale, ka shfaqur interes për postin e zavendës kryetarit të Komunës, gjë që ka hasur në mosmarrëveshje me grupin e PDSH-së, pasi këta të fundit pothuajse mbetet pa përfaqësim në organet ekzekutive. Këto manovrime politike kanë sjellur kryetarën Ardita Sinani si dhe në përgjithësi PVD-në e Riza Halimit në dilemë të madhe, për të rezultuar në mos propozozimin e emrit për këtë post, as në seancën e dytë të kuvendit komunal.

Grupi i PDSH-së në krye me Telat Arifin, që sipas prononcimeve në mediat nga kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa janë anëtarë të PVD-së pasi kanë shprehur interesimin e tyre në qeverisje me Riza Halimin, janë të lidhur kryesisht me organet legjislative përshkak mandatëve të këshilltarëve. 9 këshilltarët e këtij grupi nuk munden të bëjnë ndonjë levizje nga mandati i tyre pasi do të zavendësohen nga numri i radhës i kandidatëve që i takon PDSH-së së Ragmi Mustafës.

Ndërsa për Naser Azirin nga partia më e vogël e përfaqësuar në Kuvendin Komunal UDSH (1 këshilltarë) nuk janë njoftuar ende ambicjet për pjesëmarrje në këtë koalicion. Sipas informatave nga këshilli drejtues i kësaj Partie, Aziri nuk ka marrur pëlqimin nga udhëheqësia e UDSH-së për pjesëmarrje në koalicion, gjithashtu ai ka muaj të tërë që nuk është në kontakt të drejtpërdrejt me këshillin drejtues të partisë së tij.

Në anën tjetër udhëheqësit e administratës komunale nga radhet e APN-së ende nuk janë larguar nga pushteti i ri, edhe pse këto emërime PVD-ja i kishte cilësuar si jo-konform të ligjit, dhe sipas PVD-së ishte edhe një arsyje për largimin e APN-së nga koalicioni qeverisës në Preshevë.

Formula e koalicionit qeverisës PVD, UDSH, BDL, dhe grupi PDSH, siç shihet është e komplikuar dhe me tendenca në mosmarrëveshje në mes të partnerëve, shkas që kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa i cilëson si 22 interesa individuale e jo koalicion i partive politike që ka një mision të shkurtër prej katër muaj e gjysmë.

Related Articles

Back to top button