Skandal: Riza Halimi intervenon ne Beograd qe mos te hapet fabrika “Solid” ne Presheve
Informatat e para për kontaktimin e kryetarit të PVD-së Riza Halimi me autoritetet e agjensionit për Falimentim të siguruar nga burimet brenda PVD-së i kanë ardhur redaksisë sonë diten e djeshme. Një ditë pasi Kompania “Solid” është takuar me përfaqësues të agjensionit për falimentim, Mirko Borovçanin për pranim-dorëzimin e objektit “çik” në Preshevë, ku janë paraparë repartet prodhuese të këpucve.
Intervenimin e kryetarit të PVD-së Riza Halimi që mos të hapet fabrika e këpuceve “Solid” e ka konfirmuar gjithashtu Mirko Borovçanin, përfaqësues i agjensionit për falimentim. Sipas tij, Halimi ka kontaktuar atë përmes telefonit ku ka shprehur shqetësime për investimet kapitale nga kompanija “Solid” në Preshevë, duke vazhduar se investitoret janë të dyshimtë dhe duke kundërshtuar dorëzimin e çelsave. Duhet të theksohet se intervenimi I kryetarit të PVD-së Halimi, që është parti koalicionare qeverisëse në Komunën e Preshevës nuk ka asnjë ingerencë në vendimet e agjensionit në fjalë por është një indikator për politike sabotuese dhe destruktive që me vite të tëra përballet Komuna e Preshevës.
Rivaliteti politik i pushtetit aktual ka kaluar çdo përmasa logjike, duke rrezikuar hapat e parë të zhvillimit të sferave të rëndësishme socio-ekonomike në Komunën e Preshevës. Investimet e kompanisë „Solid“ janë invesimet e para kapitale në dekadat e fundit në Komunën e Preshevës, ku sipas pronarit Kuçi janë të paraparë rreth 80 vende të punës me mundësi rritje deri në 250 punëtorë.