Në vendkalimin kufitar në Preshevë shtetasit turk i gjinden 5 kilogramë kokainë në altoparlant (Foto)

Pjestarët e Ministrisë së Brendshme në vendkalimin kufitar në Preshevë kanë gjetur 5 kilogramë të substancave narkotike e cila dyshohet të jetë kokainë, njofton policia transmeton Presheva.AL

Pesë pako me peshë të përgjithshme prej 5,265 gram u gjetën pas mesnate në bagazhin e makinsës “Golf” me targa gjermane e cila drejtohej nga shtetasi turk me iniciale A. C. (1978).

Me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë A.C. është ndaluar në paraburgim për 48 orë, për shkak se ka kryer vepër penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të substancave narkotike.

 

Check Also
Close
Back to top button