Lajme
Shoqata “Mjekët e Luginës” nesër shërbime falas për matjen e tensionit dhe sheqerit në gjak
Njoftohen qytetarët e Preshevës se shoqata Mjeket e Luginës nesër në datë 07.04.2017 (e premte), për nderë të ditës botërore të shëndetit organizon aktivitetin shëndetësor me ç’rast do të bëhet matja e sheqerit në gjak dhe shtypjes së gjakut.
Aktiviteti zhvillohet ne dy lokacione të qytetit: njëri në qendër të qytetit përball Komunës, kurse tjetri përballë ish stacionit të autobusave.
Aktiviteti do të fillojë prej orës 10:00 të mëngjesit.
Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Me rrespekt,
Shoqata “Mjekët e Luginës”.