Lajme
Mbahet mbledhja e III-të e Këshillit Komunal në Preshevë, Drejtorët raportojnë për punën e tyre(Video)
Për të tretën herë mblidhet ekzekutivi, znj.Ardita Sinani ka thirrë mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal ku u diskutuan 11 pika të rendit të ditës dhe u miratuan nga antarët e këshillit komunal, të cilët pika kishin të bënin me raportin e punës dhe atë financiar ku drejtorët e institucioneve komunale ku është themelues kuvendi komunal kanë dhënë raportin para antarëve të këshillit komunal.
Për dy ditë rresht u dha raporti nga drejtorët, ku antarët e këshillit komunal kishin pyetje, vërejtje dhe këshilla ndaj drejtorëve ku ata udhëheqin.
Ky raport i punës dhe raporti financiar i drejtorëve të institucioneve komunale do të ipet edhe para këshilltarëve të kuvendit komunal.