Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të regjistrohen nën monitorimin e Ndërkombëtarëve
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Ne shqiptarët nga këto tri komuna në vitin 2011 në mënyrë unike nuk ju përgjigjëm ftesës të institucioneve të Serbisë që të dalim në regjistrim .Është kërkesë imediate që të mbajmë regjistrimin e popullatës pas një periudhe përgatitore dhe të plotësohet disa parakushte nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, për arsyen e vetme se nuk ishin kushtet e favorshme në vitin 2011 dhe nuk ishin plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të Serbisë. Ishin më shumë arsye për mos pjesëmarrje në regjistrim pasi nuk ka pasur kurrfarë para-përgatitje për ne Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne shqiptarët nga këto tri komuna ishte e dëmshme që të pranojmë të marrin pjesë në regjistrimin e vitit 2011 të popullsisë, pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të drejtave të njeriut dhe atij kolektivë. Ende edhe më shumë se një dekadë nuk kemi asnjë element plus që na bënë të bindemi, prandaj me këtë regjistrim ishin legjitimuar:
– Shifrat jo të sakta, statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna,
– Do ta përgjysmojnë numrin e neve shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si Medvegja, Bujanoci dhe
– Presheva, por edhe nëpër qytete tjera si Nishi, Beogradi, Leskoci , Vranja, Kurshumlia, etj
– Beogradi do të përfitonte më së shumti nëse do ti përgjigjeshim ftesë për regjistrim të popullsisë,
– Ne shqiptarët si të pranojmë të marrim pjesë me regjistrues dhe kontrollor serbë.
Qeveria e Serbisë sillet me avazin e vjetër pasi na ka injoruar, selektuar aplikuesit shqiptarë për regjistrim të popullsisë. Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë Administrimin e Serbisë prandaj kërkohet që ky regjistrim të mbahet sivjet në vjeshtë.
Serbisë duhet ti tërhiqet vërejtja se më çdo kusht dhe çdo çmim dëshiron të zvogëloj numrin e banorëve shqiptarë në këto tri Komuna. Se, Serbia ka plane për ta paraqitur numrin më të vogël fletë fakti që ka fantazuar që çdo kush që nuk i përgjigjet këtij regjistrimi.
I kujtojmë opinionit të gjerë publikë që unë autori i këtyre pakë rreshtave vetë jemi ballafaquar me pengesa nga më të ndryshme për bartje të pronës sepse janë vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur, plotësuar, ripërtërirë dhe vazhduar dokumentet e udhëtimit që zbatohet në mënyrë më rigoroze për ne të gjithë Shqiptarët si Nënshtetas të saj. Beogradi nuk mundë të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e Nënshtetësisë dhe ruajtjes për ne, që:
– Jemi lindur ne në këtë shtet dhe
– Kemi prona dhe pasuri të patundshme.
Si kemi mundur të marrim pjesë në këtë regjistrim kur ne banorët nga tri komunat e cekura më lartë ende kemi drojë të madhe nga pasiguria, kemi një zbrazje të heshtur, nga inskenimet e ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës, burgosjeve politike që ushtron vazhdimisht Beogradi, bisedat e shumta nëpër stacione të policisë dhe lëshohen trojet e tona. Si të pranojmë të japim të dhëna për vetën ton kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si të përpunohen dhe nuk shënohen fare. Kemi një përvojë tepër të hidhur, pasi.
– Morëm pjesë në zgjedhjet për Parlament Nacional të Serbisë dhe tani kemi dy Deputet Shqiptarë.
– Funksionon Trupi Koordinues, si projekt i Qeverisë së Beogradit për tri komunat,
– Këshilli Nacional është themeluar,jan mbajtur zgjedhjet ku funksionon,por të lë shumë për të dëshiruar me efekte jo të mira në terren ,
– Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në administratë lokale,
– Përfaqësim jo adekuat nëpër të gjitha nivelet e administratës Lokale dhe Qendrore,
– Mungesa e Investimeve dhe prapambetja e madhe në zhvillim të gjithanshëm,
– Mos respektimi demilitarizimit, mos respektimi i përfaqësimit në policinë të zinxhirit komandues.
Ne shqiptarët më shumë se çdo popullatë kemi nevojë të regjistrohemi, por me kusht,që:
– Të bëhet regjistrimi pasi të plotësohen disa parakushte dhe i mbikëqyrur nga Administrues, kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës .
– Regjistrues të jen shqiptarë, ndërkombëtarë dhe Serbë,
– Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët.
– Formularët e regjistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe,
– Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhënë e saktë dhe të publikohet.
– Shqiptarët të lindur nga kjo krahinë kudo që janë,banojnë e veprojnë përkohësisht duke përfshi edhe nëpër shtete të botës t’u njihet e drejta e regjistrimit pa kurrfarë kufizimi.
– Të regjistrohet të gjithë shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, por edhe nga qytete tjera si nga Nishi, Beogradi, Leskoci, Vranja Kurshumlia dhe që jan vendosur përkohësisht në Kosovë, Maqedoni dhe vende tjera
Regjistrimi sivjet do të ishte një kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri që të regjistrohemi dhe të dihet numri, strukturave dhe banorëve të këtij Rajoni, pasurit dhe pronat e tri komunave. Sikur që ishin subjektet politike me një zë për mos pjesëmarrje në këtë regjistrim po ashtu duhet të jen një zë që ky regjistrim të bëhet sivjet pasi të plotësohen disa parakushte. Duhet që për tu hyrë dhe filluar në këtë regjistrim duhet edhe të pranohen, e që pastaj faktori ndërkombëtarë të ndihmoj edhe këtë proces shumë me rëndësi.
Autori, ka të publikuar disa kumtesa e punime në Konferenca shkencore Kombëtare dhe ndërkombëtare. Një nga këto është edhe çështja e rexhistrimit të popullatës së Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, por edhe shqiptarët në pjesë tjera të Serbisë, Vojvodinës dhe gjetiu që jan nga kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë.