Lajme

Në Preshevë formohet komisioni komunal i cili do të bëjë verifikimin e investitorëve që duan të hapin fabrika

Fillimi i ardhjes së investitorëve për hapjen e fabrikave në Preshevë ka ngjallur një gëzim dhe shpresë për ndryshim në Komunënë e Preshevës.

Ardhja e investitorëve në qytetin tonë erdhi si rezultat i punës së pushtetit të mëparshëm i cili ka krijuar kushte dhe ka ofruar ndihmë për investitorët që vijnë dhe hapin vende të reja të punës në Preshevë.

Por kjo iniciativë aspak nuk po përkrahet nga të gjithë partit lokale në Preshevë, madje sipas informacioneve ata kanë tentuar dhe ta ndalojnë një gjë të tillë pra hapjen e fabrikës Solid.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal Naser Haziri ka propozuar që të bëhet formimi i grupit punues për hartimin e një shkrese rreth procedurës të palëve kontraktuese për jetësimin e kompanisë Solid.

Pas debateve të shumta për këtë pikë krejt në fund kuvendi ka aprovuar që të formojë një komision për verifikimin e të gjithë investitorëve që do të investojnë në Preshevë.

Antarë të këtij komisioni janë: Naser Haziri, Nadër Sadiku, Mitat Saqipi, Armend Aliu, ndërsa kryetarin e këtij komisioni do ta caktojë vetë grupi i zgjedhur i komisionit.

© Presheva.AL Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Related Articles

Back to top button