“Solid” merr përkrahjen e kryetares Sinani
Gjatë ditës së sotme, kryetarja e komunës znj.Ardita Sinani priti në një takim përfaqësuesin e kompanisë “Solid” nga Suhareka, z.Ahmet Kuçi, për të biseduar rreth bashkëpunimit me udhëheqjen e Komunës së Preshevës për hapjen e kapaciteteve prodhuese në hapsirat e ish fabrikës “ÇIK”.
Kryetarja Sinani gjatë takimit i ka ofruar z.Kuçi garancë se komuna e Preshevës do të merr për obligim përshpejtimin e procedurave administrative në kuadër të pushtetit lokal dhe do të angazhohet në ministrinë e ekonomisë që me të gjitha format të sigurohen subvencionet për kompaninë “Solid”, duke hedhur poshtë akuzat e deri tanishme për pengimin e hapjes së kësaj ndërmarrje.
Përpos informimit të kryetares Sinani me procedurat e arritura dhe hapat vijues të nevojshëm, z.Kuçi ka shprehur interesim që përveç hapsirave të ish fabrikës “ÇIK” në Preshevë, të zgjërohet edhe në zonën industriale.
Takimi i sotshëm i cili zgjati më shumë se tri orë, shënon edhe fillimin e një bashkëpunimi të mirëfillt mes kompanisë “Solid” dhe Komunës së Preshevës pas ndryshimit të udhëheqjës së saj.