Edhe kjo ndodh në Preshevë “Rampa” e pa lëshuar në momentet kur po kalonte Treni (Video)
Ne oret e pasdites se sotme ne momentin kur po kalonte treni i mallerave tek vendkalimi ne rrugen per fshatin Zhunice, siç duhet te ndodhte mbyllja e rampave automatike, fatkeqesisht kjo gje nuk ndodhi.
Edhe pse kishte kalimtare te rastit me automjete private, per fatin e mire shpetuan qe nuk kaluan mbi hekurudhe pikerisht ne momentin kur po kalonte treni.
Apelohen autoritetet e Zheleznice Srbije, si dhe ato komunale te marrin masa urgjente ne riparimin sa me te shpejte te rampes, per te evituar aksidentet qe mund te ndodhin ne kete vendkalim mbi hekurudhe.
Gjithashtu apelohen qytetaret qe pritet te kalojne neper kete vendkalim qe te ndalojne ne menyre te detyrueshme para se te futen ne zonen e binareve te trenit, pasi u kanoset rreziku per jeten e tyre.