Lajme

Alarmante: Rinia nga Presheva dhe Bujanoci nëpër kurse të gjuhës gjermane, e interesuar të migroj në Gjermani

Në janar të këtij viti, në Gjermani hyri në fuqi ligji i emigrimit legal të qytetarëve nga Ballkani dhe i punësimit të tyre. Me pak fjalë: nëse do të emigrosh në Gjermani duhet të jetosh me punën tënde jo në kurriz të taksapaguesve gjermanë . Ky ligj ka bërë që të shumëfishohet kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane dhe patur një profesion si një nga kushtet kryesore të emigrimit legal në Gjermani.

Emigrimi i ligjshëm në Gjermani kërkon patjetër njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe zotërimin e një profesioni.

Sipas informacioneve nga tereni në Komunat e Preshevës dhe Bujanocit momentalisht në kurse të gjuhës gjermane po vijojnë mbi 500 persona të moshave të ndryshme të cilët synimin kryesor e kanë emigrimin në Gjermani!.

Informacion ky alarmant apo shpresëdhënës mbetet të shihet por një gjë tashmë po dihet qartë se Rinia e pa shpresë po vendos vetë për fatin dhe ardhmërinë e vet.

Luginës po i ikën, përmes emigracionit të ligjshëm, kapitali më i madh që ajo ka: rinia.

Gjendje alarmante apo kërkim i ardhmërisë!?
Arësyet janë ekononiko-sociale: varfëria, papunësia, diskriminimi, pasiguria e jetës, korrupsioni, mosfunksionimi i drejtësisë, standardi jo i lartë i demokracisë, politika lokale që për vite me rradhë është zhvilluar në Preshevë e Bujanoc.

Këto janë disa nga arsyet që një pjesë e mirë e rinisë dëshiron të largohet nga Presheva, Bujanoci. Kurset Gjermane tani më kanë filluar të mbajnë ligjerata me orar të plotë madje edhe tër ditën për t’iu përgjigjur kërkesave të shumëfishuara për të mësuar gjermanisht. Mjekë, infermierë, inxhinierë të diplomuar kërkojnë të kenë nivelin e kërkuar të njohurive të gjermanishtes që të punësohen në Gjermani, ku ligji dhe popullsia e plakur ua jep këtë shans. A do të kthehet një ditë në Preshevë dhe Bujanoc, rinia që po përgatitet të ikë në Gjermani?

Tani për tani pushteti qendror dhe pushteti lokal vështirë se mund t’i ofrojnë rinisë së tyre një oferte më joshëse sesa ajo e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

Related Articles

Back to top button