Lajme

Ekskluzive: Shkarkohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës, ja kush do të jetë drejtor i ri

Këshilli drejtues i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë mbajti sot mbledhjen me pikën e rendit të ditës propozim shkarkimin e Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të këti institucioni kulturor.

Arsyetimi i anëtarve të këshillit drejtues për këtë propozim ishte mosaprovimi i raportit të punës dhe ati financiar të ushtruesit të detyrës së Drejtorit Mendurim Presheva, nga ana e Kuvendit Komunal në seancën e fundit ku raportuan të gjith drejtorët e institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal.

Për shkarkimin e U.d Drejtorit Mendurim Presheva votuan të gjithë anëtarët e këshillit drejtues.

Njëkohësisht doli propozimi për emrimin e U.d Drejtorit të ri të Shtëpisë së Kulturës ku u propozua aktori Gani Veseli. Përndryshe Gani Veseli për opinionin preshevarë është i njohur për karrierën e ti si aktor dhe që deri më tani ka punuar në Shtëpinë e Kulturës si organizator i punës.

Këto ndryshime vinë si pasojë e ndryshimit në qeverisjen në pushtetin lokal në Preshevë, ku Alternativa për Ndryshim nga pozita kaloi në opozitë shkaku i mosmarrëveshjeve të kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi me partnerin e atëhershëm PVD-në, me ç’rast si pasoj e këtyre mosmarrëveshjeve shumë kuadro të APN-së do të zavendësohen me kuadro të Grupit të PDSH-së, BDL-së dhe UDSH-së. /Rtv Presheva/

Related Articles

Back to top button