Lajme

Nesër seanca e Kuvendit të Preshevës, priten debate te nxehta

Për ditën e nesërme është thirrur seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës ku do të diskutohen 7 pika të rendit të ditës.

Do të propozohet/miratohet formimi i komisionit për rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore në teritorin e Komunës së Preshevës për vitin 2018, gjithashtu do të shkarkohet dhe emërohet U.D i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”.

Opozita do të jetë e pranishme ku lenë të mësohet se sikur seancën e fundit edhe seancën e nesërme do të jetë e zëshme ku edhe në këtë seancë priten debate të nxehta.

Seanca fillon në orën 10:00, për këtë seancë janë propozuar këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi formimin e komisionit për hartimin e propozimit të Programit vjetor të mbrojtjes, rregullimit dhe shfrytzimit të tokës bujqësore në territorin e komunës Preshevë për vitin 2018
2. Konstatimi i dorëheqjes së parevokueshme të antarit të Këshillit drejtues të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”- Gani Veseli
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi shkarkimin e UD drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi emërimin e UD drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Aktvendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit mbi emërimin e Komisionit për plane të komunës së Preshevës
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për Binjakëzimin e komunës OSMON GAZI-Turqi me komunën e Preshevës
7. Të ndryshme

Related Articles

Back to top button