Rinia e PDSH-së masovikisht radhitet me Sami Salihun
Pas disa takimeve me nëndegët e PDSH-së të organizuara nga ana e kryetarit të kësaj partie Ragmi Mustafa, takime këto shumë të zbehta për nga numri i pjesmarrësve e ku në disa nëndegë nuk u arrit as të mbahet tubim shkaku i mosinteresimit të anëtarsisë, sot kryetari i Grupit të PDSH-së Sami Salihu “i tregoi dhëmbët” dhe si duket i paraqiti faktet se kush në të vërtet ka pas vetes rininë dhe elektoratin e këti subjekti politik.
Salla e Kuvendit të Komunës ishte përplot me të rinj të këti subjekti politik. Ata njëzëri u shprehën se do ndjekin rrugën e rinisë të cilën e përfaqëson Sami Salihu dhe se janë kundër politikës së vjetër dhe karrieriste të udhëhequr nga Ragmi Mustafa.
Kryetari Salihu, gjatë fjalimit të tij ka elaboruar zhvillimin e proceseve politike brenda PDSH-së, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2016 e deri më sot. Sipas Salihut, pas koalicionit të ri në mes APN-së dhe PVD-së, ku PDSH edhe pse kishte numrin më të madhë të këshilltarëve (14 këshilltarë), mbeti në opozitë, ndërka mbrenda PDSH-së u krijua debat i brendshëm duke dëshmuar se kishte ardhur koha për një reformim dhe ndryshim në subjektin më të madhë politikë në Preshevë.
Kryetari Salihu, para të rinjëve ka thënë se ai ishte njëri nga kandidatët për kryetar të PDSH-së pas deklarimit të Ragmi Mustafës se ai më nuk do të jetë kandidatë i ardhshëm për kryetar partie. K
ryetari Sami Salihu, para të rinjëve të PDSH-së ka folur edhe përqeverisjen e PDSH-së me pushtetin lokal të Preshevës, duke potencuar se ai bashkë më 9 këshilltarët e tjerë kishin kërkuar unifikimin e partisë edhe pse 4 këshilltarët kishin vendosur bojkotimin e kuvendit komunal.
Megjithatë sipas tij kjo tentativë eunifikimit nuk u përfillë, duke vazhduar me diferencimin e këshilltarëve të kuvendit komunal nga radhët e PDSH-ës.