Lajme

Suedezi kapet me 17,6kg drogë në Preshevë

Policia në bashkëpunim me doganën të Premten në vendkalimin kufitar në Preshevë kanë gjetur 47 pako marihuanë me peshë 17,6 kilogramë, transmeton Presheva.AL

Për këtë rast janë arrestuar dy shtetas të Suedisë të cilët po mbahen në paraburgim, sipas informatave të Stacionit Policor të Vranjës në automjetin “Reno Scenic” me tabela suedeze i cili drejtohen nga D.H (30) dhe D.D (35) pasagjer është gjetur substanca e dyshuar marihuanë.

Me urdhër të zv.prokurorit për shtetasit Suedezë është dhënë vendimi për paraburgim 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.

Related Articles

Back to top button