Lajme
Pas 75 ditëve më në fund Komuna e Preshevës zgjedh zv.Kryetarin
Që nga 10 marsi kur u bënë bashk grupi i ndarë i PDSH-së-PVD-UDSH-BDL nuk është zgjedhur zv.kryetari i Komunës së Preshevës.
Pushtetit të tanishëm iu deshën 75 ditë për të zgjedh këtë post.
Pas diskutimeve dhe pazarllëqeve që janë bërë më në fund në seancën e katërt të Kuvendit komunal në Preshevë është zgjedhur zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Reshat Neziri.
Në fund të seancës së katërt, me 22 vota pro, këshilltari nga grupi i ndarë i PDSh-së në Kuvend u zgjodh si zëvendës kryetar i komunës.
Si ushtrues detyre deri tani ka kryer funksionin ish zëvendës kryetari i komunës Xhelal Mehmeti.