Lajme

Shqiprim Arifi uron muslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Të nderuar bashkëvendas të mi, në Luginë dhe më gjerë në diasporë!

Më lejoni që në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit, të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, duke ju dëshiruar lehtësi në mbajtjen e agjërimit, ngritje shpirtërore dhe reflektim pozitiv në jetën tuaj, për të qenë të aftë në përballimin e proceseve shoqërore dhe kontribuar aktivisht në to.

Përveç aspektit të ngritjes shpirtërore dhe afrimi me Krijuesin, Ramazani njëkohësisht përmban dhe mesazhin e sakrificës për t’i shtyrë përpara proceset pozitive në dobi të shoqërisë.

Procesi i ndryshimit që ka filluar në vendin tonë, tashmë i ka dhënë rezultatet e para. Ajo që është më e rëndësishmja, pra vetëdija shoqërore, çdo ditë e më shumë po ngritet në shoqërinë tonë, që paraqet një lajm të mirë për perspektivën e popullit tonë.

Le të shfrytëzojmë Ramazanin si mundësi të përmirësimit dhe avancinit tonë të mëtejmë, që të vazhdojmë denjësisht rrugëtimin tonë, deri në arritjen e qëllimeve të larta, të sfidimit të së keqes me të mirë dhe sjelljen e paqes dhe qetësisë në shoqërinë tonë.

Edhe një herë, urime dhe agjërim të pranueshëm nga Zoti Fuqiplotë!

Related Articles

Back to top button