LajmeReligjioni

Hoxhë Sevdail Jakupi: Për hir të bashkimit të hoxhallarëve, jam i gatshëm të ofroj dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Bashkësisë Islame (Video)

Në emisionin e mëngjesit të Televizionit Presheva, të mbajtur me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë hoxhë Sevdail Jakupi, ka deklaruar që për hir të bashkimit të hoxhallarëve të Luginës së Preshevës, jam i gatshëm të ofroj edhe dorëheqjen time.

Ai u ka bërë thirrje kolegëve të tij që janë të përfshirë në organizimet tjera fetare përmes Sanxhakut etj., që bashkërisht të organizojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira ku do të përfshiheshin të gjithë imamët, Këshillat e xhamive dhe xhemati, me qëllimin e vetëm për të themeluar një Bashkësi Islame vendore dhe të pavarur nga Novi Pazari e Beogradi, me lidhje shpirtërore me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ndiqni pjesën e intervistës:

Related Articles

Back to top button