Inola Dalipi shpallet fituese e festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë” (Video)
“Refuzoj”, kënga fituese e Festivalit për fëmijë në Preshevë e kënduar nga Inola Dalipi, është kënga fituese e edicionit të 10-të të Festivalit të Këngës për Femijë “Gëzimi Ynë” të zhvilluar për 3 ditë radhazi në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” të qytetit të Preshevës.
Në natën finale të festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi ynë 2017” u ndanë këto çmime:
Inola Dalipi Vendi i I
Vjollca Osmani Vendi i II
Blend Ibrahimi Vendi i III
Olta Selimi Vendi I III
Edisa Ahmeti Çmimi Special “Gëzimi ynë”
Sara Hafizi Çmimi “Zëri më i mirë”
Elsa Hasani “Debutantja më e mirë”
Azra Hyseni Çmimi ” Paraqitja më e mirë skenike”
Blerina Aliu “Çmimi i Publikut”
Vesa Sahiti Çmimi medial “TV Aldi”
Erza Berisha Çmimi medial “RTV Presheva”
Më poshtë mund ta dëgjoni interpretimin nga Inola Dalipi të këngës fituese “Refuzoj”