Lajme

Akuzat për telefonat bie poshtë, telefonat e ish pushtetit janë kthyer (Dokument)

Kryetarja e Komunes së Preshevës Ardita Sinani në konferencën e parë për media të mbajtur më 17 mars ka pretenduar se do të ushtrojë detyrën e saj me një gjuhë të matur respektuese dhe pa akuza të pabaza. Ky premtim i saj disa herë është thyer, pasi në muajt e kaluar ka treguar një gjuhë denigruese dhe linçuese me oponentet e saj politik duke mos kursyer as mediat e lira. Kryetarja Sinani në seancen e IV-të të konvokuar më 24 maj ka hapur akuza të rënda ndaj ish partnerit qeverisës APN, duke akuzuar kryetarin e saj Shqiprim Arifi, se pas mbarimit të mandatit nuk i kanë dorëzuar telefonat mobil, pronë e administratës komunale të Preshevës.

Këto akuza janë vazhdim i dezinformatave të pushtetit si mbyllja e OKF, mbyllja e TVP, projekti në rr. Karposh, Metalka Majur, Barnatorja etj.

Propagandat e tilla të pushtetit lokal, ashtu si në rastet tjera janë sinkronizuar me postimet në portalet «fake» në rrjetin social Facebook. Këto portale sipas hulumtimeve tona, janë duke u administruar nga antarët e kabinetit Sinani, të cilët në kohën e fundit kanë sjellur një atmosferë linçuese si kurrë më parë në Komunën e Preshevës.

Ndërsa sa i përket akuzave të kryetarës Sinani lidhur me telefonat mobil, kemi arritur të sigurojmë dokumente të cilët vërtetojnë se telefonat mobil nga ish-partneret qeverisës janë kthyer. Dokumenti i quajtuar «Revers» faktizon se telefonat mobil janë pranuar nga Agim Ymeri, shef i administratës nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD). Pushteti lokal i Komunës së Preshevës i udhëhequr nga Ardita Sinani në muajt e parë qeverisës ka shënuar raste precendente duke sulmuar verbalisht oponentet e saj politik me akuza të pabaza.

Related Articles

Back to top button