Lajme

Hazbije Salihi, gruaja që sfidoi veten 22 vite në biznes në Bujanoc

Aktivizimi i femrës shqiptare në biznes para disa viteve ishte një temë tabu në shoqërinë e komunës së Bujanoc por megjithatë kishte disa që sfidojnë veten me gjithë vështirësitë.

Hazbije Salihi plotë 22 vite është në biznesin familjar për shit-blerjen e arit dhe argjendit , e cila thotë se që nga mosha 17 vjeçare është marrë me biznes dhe se puna e përkushtimi ndaj saj është edhe trashëgimi nga familja.

“Vështirësitë kanë qenë pa kufi që nga fillimi e sidomos në kohën kur më është dashur ta sfidoj edhe mentalitetin e atëhershëm të rrethit tonë atëherë kur ka qenë gati se e pamundur kyçja e gruas në çfarëdo lloj biznesi”, tregoi Salihi për portalin Titulli.com.

Ajo theksoi se asnjëherë gjatë karrierës së saj nuk ka hasur në asnjë lloj përkrahje institucionale në Bujanoc edhe pse nevoja ka qenë e theksuar gjatë gjithë kohës.

“Nuk është e lehtë të jesh një nënë e kujdesshme një familjare dhe ti mbash tri familje pa asnjë lloj përkrahje, mirëpo falë aftësive dhe përkushtimit tim ndaj punës që e bëj kam arritur sukses mjaft të madh dhe përfitime shumë të mira dhe jam shumë e kënaqur” u shpreh Hazbije Salihi.

Salihi mbetet një model në avancimin e gruas shqiptare në biznes andaj ajo inkurajon edhe gratë tjera të sfidojnë vështirësitë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre edhe në biznes./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button