Urimi i kryetares Ardita Sinani për festën e Fitër Bajramit
Тë nderuar qytetarë, të dashur vëllezër e motra të besimit Islam.
Këto ditë po e përmbyllim muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin ku patëm rastin dhe mundësinë që Zotit Fuqiplotë t’i drejtohemi me lutjet tona më të sinqerta.
Unë sot, si kryetare e komunës, e ndjej obligim që të lus Zotin për të gjithë qytetarët e komunës sonë për një jetë të dinjitetshme, për shëndet e mbarësi në familjet dhe shoqërinë tonë.
Meqenëse ky muaj që po e lëmë pas, është muaj i sakrificës, muaj i paqes e dashurisë, unë sot uroj të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Me besim tek Zoti i Madhërishëm, dhe me shpresë në shpërblimet dhe të mirat e Tij, unë sot Ju uroj nga zemra Fitër Bajramin duke shpresuar e uruar që kjo festë të na bashkojë e të na motivoj për të qenë të përkushtuar para sfidave me të cilat përballemi në përditshmërinë tonë.
Me fat festa e madhe e Fitër Bajramit!
E Juaja, Ardita Sinani – kryetare e komunës