LajmeMagazina

Aksident i tmerrshëm në Angli, aeroplani përplaset me vetura (Foto/Video)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur dje në Sussex të Mbretërisë së Bashkuar me ç’rast një aeroplan është përplasur me disa vetura. Deri më tani raportohet për 7 të vdekur, por pritet që numri i tyre të jetë më i lartë.
Aeroplani ka rënë për toke dhe është përplasur me disa makina gjatë kohës sa ishte duke përformuar një shfaqje në regjionin e Sussex-it perëndimor.
Menjëherë pas aksidentit policia kishte marr mbi 40 thirrje telefonike nga njerëzit që shoqëroheshin për fatin e familjarëve dhe të tjrë të afërm të tyre.
Deri më tani raportohet për 7 të vdekur dhe 14 të plagosur, por pritet që numri të rritet edhe më shumë.
Aksidenti ka ndodhur pasi që piloti Hawker Hunter dështoj të kryej me sukses manovrimin e tij. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Sussex-it dhe “është duke luftuar për jetë”, ka thënë policia.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button