Lajme

Nga shtatori lënda e re fakultative “Siguria themelore e fëmijëve” në shkollat fillore edhe në Luginë

Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka nënshkruar me ministrin e arsimit Mlladen Sharçeviq protokollin mbi bashkëpunim në programin “Siguria themelore e fëmijëve”.

Duke iu falënderuar këtij nga shtatori do të vendoset lënda e re fakultative në shkollat fillore për nxënësit e klasës së katërt dhe gjashtë qëllimi primar i të cilët është parandalimi.

“Nxënësit një herë në muaj do të kenë ligjëratë në temat e ndryshme mbi sigurinë në komunikacion, ndikimin e dëmshëm të drogës dhe alkoolit, rrezikshmërie të cilat sillen nëpër internet dhe rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e publikuar në infoqendër.

Tema të bisedimeve me fëmijët e klasave të katërta dhe gjashta do të përfshijnë edhe dhunën si fenomen negativ social, preventivat, mbrojtjen e tregtisë me njerëz, si edhe se çka është e nevojshme të ndërmerret në mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Ministri Stefanoviq ka theksuar se të vegjlit duhet mirë të njoftohen edhe me bazat e sigurisë në komunikacion.

Ai ka thënë se në MPB – me këtë program do të marrin numër i madh i ligjëruesve të cilët do të shkojnë nëpër shkolla.

Ministri i Arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka thënë se i vjen shumë mirë se dy ministritë të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë i cili ka filluar në shtator, kur ai dhe ministri Stefanoviq kanë vizituar shkollat dhe janë përpjekur që të zhvillojnë sa më shumë masat e sigurisë.

Ai shtoi se është e nevojshme të trajtohet dhuna moshatare dhe ka thënë se ministria e arsimit, në bashkëpunim me qendrat për punë sociale dhe policët shkollor do të përpiqet që të forcojë grupet shkollore./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button