Lajme
Në Preshevë dhe Bujanoc ushtrime në gjuajtje me armë të këmbsorisë
Njoftohen qytetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës se Ditekcioni Policorë në Vranjë me personelin e Stacioneve Policore të rrethit të Pçinjës, në planin e aktiviteteve të veta për muajin korrik ka paraparë ushtrime në gjuajtje me armë të këmbsorisë.
Në komunën e Bujanocit, ushtrimet në gjuajtje do të zhvillohen në poligonin e fshatit Lilancë më 3 korrik nga ora 8.00 deri 15.00 kurse në komunën e Preshevës ushtrimet do të zhvillohen në poligonin e fshatit Leran në ditat : 4.5.6.7 dhe 10 korrik nga ora 8.00 deri ora 15.00.
Ftohen banorët që në kohën e gjuajtjes mos ti ofrohen këtyre lokacioneve, poashtu ju tërhiqet vërejtja që mos të shqetësoheni nga krismat e zëshme që do të ndëgjohen.