Lajme
Punimet në rrugën e Tërnocit i bënë “Putevi Srbija” , qeverisja lokale spektatore mediale
Në fshatin Tërnoc i Madh po vazhdojnë punimet në rrugën shtetërore B Bujanoc-Tërnoc-Breznicë.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike shtetërore “Putevi Srbija” punimet janë në mirëmbajtjen e rregullt të rrugës dhe do të zgjasin deri më 16 korrik.
Për kalimin e automjeteve komunikacioni zhvillohet në rrugët alternative dhe luten pjesëmarrësit të respektojnë shpejtësinë e kufizuar gjatë kalimit nëpër këto pjesë të rrugës.
Mirëmbajtja e rrugëve shtetërore bëhet dhe financohet nga buxheti i ndërmarrjes publike shtetërore “Putevi Srbije” e jo nga buxheti komunal i Bujanocit i cili propagandon (mashtron qytetarët) punët e të tjerëve përmes punëtorëve të paguar dyfish nga buxheti i qytetarëve. /Titulli.com/