LajmeSport

Sportistët e rinj nga Lugina kthehen me medalje nga Olimpiada e fëmijëve në Austri

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani priti në kabinetin e saj fëmijët e shkollave fillore të komunës së Preshevës, të cilët ishin pjesë e Olimpiadës së fëmijëve e cila u mbajt nga 1 deri më 5 korrik në Melk të Austrisë.

Fëmijët ishin të shoqëruar nga sekretari i OKF – së, Besim Nasufi si dhe mësuesi i edukatës fizike pranë shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Durgut Hasani, të cilët ishin gjatë tërë kohës udhëheqës të delegacionit pjesëmarrës nga komuna e Preshevës në këtë Olimpiadë.

Pjesëmarrja e fëmijëve u bë në bashkëpunim mes komunës së Preshevës dhe OKF, poashtu sponzor ishte Avni Hafuzi me prejardhje nga Presheva, konzull nderi i Ambasadës së Shqipërisë në Hungari.

Ardita Sinani, u shpreh mjaft e kënaqur me sukseset dhe me përfaqësimin e denjë të komunës së Preshevës, pikërisht nga fëmijët si dhe i inkurajoi ata që të jenë sa më të angazhuar në disiplina të ndryshme sportive.

Gjithashtu Sinani ju premtoi që ashtu siç e kishin mbështetjen e komunës së Preshevës për këtë Olimpiadë, të njejtën përkrahje do ta kenë edhe për ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Para kryetares së komunës, fëmijët treguan për përvojat e përjetuara gjatë 4 ditëve sa ishin në Melk të Austrisë dhe shpalosën sukseset e arritura në këtë Olimpiadë, e që ishin të mëdha.

– komuna e Preshevës fitoi vendin e parë në volejboll;
– Veli Ibrahimi, vendi i parë në atletikë 400 m;
– Veli Ibrahimi, vendi i tretë në not 50 m;
– Veli Ibrahimi, vendi i tretë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
– Shkurte Sadiku, vendi i dytë në atletikë 400 m;
– Shkurte Sadiku, vendi i dytë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
– Shkurte Sadiku, vendi i dytë në volejboll (me ekipin e Rosenhaim);
– Mirlinda Asani, vendi i tretë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
– Trashigim Bilalli, vendi i parë në futboll (me ekipin e diasporës).

Në fund, sekretari i Organizatës pë Kulturë Fizike, kryetares së komunës ia dorëzoi dresën të cilën Avni Hafuzi ia ndau zonjës Sinani në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin.

Related Articles

Back to top button