LajmeMagazina

Gjermania pritet t’i ketë rreth 800 mijë azilkërkues në vitin 2015

Gjermania pritet t’i ketë rreth 800 mijë azilkërkues në vitin 2015, një rekord i ri, tha ministri i brendshëm Thomas de Maiziere të mërkurën, pasi kërkoi veprim në nivel evropian mbi krizën.
“Ky zhvillim është sfidë për të gjithë ne”, tha de Maiziere tha para gazetarëve, ndërsa njoftoi për një vlerësim të ri zyrtar.
Berlini më herët kishte pritur 500 mijë azilkërkues të arrijnë këtë vit.
Gjermania, vendi më i populluar i Bashkimit Evropian dhe me ekonominë me të lartë, ka luftuar për t’i akomoduar azilkërkuesit nga zonat e luftës, të tilla si Siria, por edhe nga vendet pa konflikt ushtarak nga Evropa Juglindore, përfshirë Shqipërinë,Serbinë dhe Kosovën.
Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar të dielën se çështja e azilit mund të bëhet një sfidë e madhe për Bashkimin Evropian, madje më e madhe se kriza e borxhit grek dhe kërkoi një qasje të koordinuar nga Brukseli.
De Maiziere gjithashtu bëri një thirrje të fuqishme për BE-në që të ndërmarr veprime.
“Ne kemi nevojë për zgjidhje afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjata, këtu dhe në Evropë” tha ministri de Maiziere, shkruan expactica.com, transmeton Klan Kosova.
Shifrat e publikuara të mërkurën nga ministria e brendshme tregojnë se numri i kërkesave për azil janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Gjermani.
Për shtatë muaj deri në korrik të këtij viti, sirianët kryesonin listën e azilkërkuesve, me 44,417 aplikacione , pothuajse tri herë më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por, janë aplikacionet nga Ballkani, që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kërkesës, që kanë qenë edhe më të diskutueshmit. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button