LajmeOpinione

Presheva ime “turistike”

Shkruar nga Shkëlzen Limani

Ditë e më shpesh, po na vijnë mysafir nga qytete të ndryshme për të na vizituar e parë se ku dhe si po jetojm në Preshevë.
Kur na thonë se do të vijm të ju vizitojm për ca ditë (ata që e kanë pasur këtë situatë e dijnë) menjëhere mendojm me vete se ku do ti çojm si të ja kalojm kohën, çka të vizitojm.
Dora e shtetit dhe e pushtetit sa kam njohuri unë, në këtë drejtim nuk është vërejtur asnjëhere sidomos në veprat publike të trashëgimisë historike, tradicionale e as në ato natyrore dhe shoqërore.
Mirëpo, pavarësisht këtyre kemi mundësi të planifikojm një agjendë për vizita, që unë e kam aplikuar dhe vërtet rezultati kanë qenë mjaft interesant, që ua rekomandojë edhe juve për të ja dale sa më mire.

Si ka mundësi kjo? Po, po:
1. Pasi të vijnë mysafirt (miqtë, kolegët, shokët) sëpari pritjen e tyre bëje në shtëpi duke i treguar bujarinë dhe mikritjen familjare, e besa duke i servuar ushqime tipike tradicionale (jo patjetër filja) por pite, mantija, kerelana, samca apo diçka të ngjajshme. Normalisht duke ia bashkangjitur bylmetin dhe kompotin. Në këtë rast shanset janë shumë të pakta që mysafirt të rrin uritur gjatë ditës apo mbrëmjes, e të jeni të sigurtë se janë kënaqur me pritjen dhe ushqimin e most ë rrini me merak se këto gjëra të tejkaluara (demode) jo jo këto gjëra të kanë përcjell edhe ty gjatë rritës e zhvillimit e shihe se sa mendje e trup të shëndosh që ke.
2. Nëse miqtë ju kanë ardhur në darkë, atë mbrëmje mos planifikoni të dilni, po rrini në ambientin familjar dhe njoftoni më shumë rreth antarëve të familjes dhe lerini që ata të komunikojmë në mes tyre pa e mar ju rolin e ciceronit sepse ata duhet të ndjehen që antarët e familjes tuaj nuk janë mërzitur për ardhjen e tyre, por janë gëzuar e mezi kanë pritur ta takojn shoqërin e juaj dhe këtë gjë po e përjetojnë. Po nëse dëshironi të dilni, shkoni në lokalin (ambientin më afër shtëpisë) ku është qetë e ku rrini edhe ju vet ndonjëhere.
3. Gjatë ditës shetitni mysafirët nëpër shumicën e rrugëve e rrugicave të qytetiti (kjo nuk ju merr kohë më shumë se 3 orë) ndoshta ju jeni mësuar e nuk ju duket interesant, por për ata që vijnë për herë të parë labirintet e qytetit tone me mure e shtëpi që nuk janë thuajse asnjëra në harmoni njëra me tjetrën janë tërheqëse për ata që I shohin për here të parë.
4. Pasi të jeni kthyer të lodhur e të uritur (me mëngjesin simbolik me çaj, djath, mjaltë e bukë shtëpie) sëbashku me shokët/qet përgadisni grill-skarë në oborr. Nëse nuk keni oborr shkoni te kodrina apo lendina më e afërt dhe kalojeni aty pasditen. Në mbrëmje dilni në kafiterit ku ka zhurmë e muzikë të lartë (por mos i ecni të gjitha për një natë, sepse e dini që nuk ka shumë dhe kur të ktheheni herën tjetër nuk do t’i vije interesant) bëni që rregullisht të shohin diçka të re. Nëse i tregoni shumë gjëra për një here, ato do të konsumohen shumë shpejt. Shetitni në këmbë e jo me makinë. E nëse e keni shtëpinë diku larg, parkojeni makinën larg e ecni sa më tepër në këmb, sepse miqve nuk ju intereson edhe aq makina juaj sa do e lire apo e shtrenjtë qoftë ajo (kjo gjë I duket interesante më së shumti 3 minuta).
5. Ditë e radhës me agendë të mbushur mund të jetë: vizitë e objekteve kulturore (ato që i kemi) apo objekteve fetare. Xhamit tona kanë plot histori e legjenda brenda e rreth tyre (nëse nuk i keni ditur, mësoni sëbashku me ta) po ashtu edhe kishat dhe teqeja e kanë rëndësinë dhe rolin e tyre historic, kulturor, tradicional e fetar. Gjatë pasdites mund të kaloni një kohë të shkëlqyer duke u ngjitur në kala sipër qytetit. Duke shkuar te kalaja e Preshevës nëpër rrugën e gjilanit lehtas mund ta vizitoni gurin e gjatë, gurin e shpuar dhe gurin e madh apo gurin e “nëës Tereze” (gravurë) dhe t’i përjetoni pamjet relaksuese që dhuron natyra. Pastaj duke vazhduar nga parku natyral ka vreshtat deri tek vendi i njohur si “rrethi” mbi qytet ku mund të merren pamje të mrekulueshme thuajse të të gjithë komunës, e pjesa më e madhe e luginës mund të vizitohet sëpaku vizualisht. Nga aty mund të shihni se sa afër është Kumanova, Shkupi, maja e Lubetenit, karadaku i Gjilanit, Vitisë e deri larg disa kodra të kufirit natyror me shtetet e tjera…
Në mbrëmje dilni për darkë nga ndonjëri prej restaurantëve me relaksues me më shumë gjelbrim e më të veçantë sepse restaurant me tavolina dhe karrika nëpër trotuaret e uzurpuara besojë se kanë edhe ata nëpër qytetet e tyre (sidomos nëse janë nga Kosova apo Maqedonia). Ne kemi aso restaurante që e ofrojnë këtë kënaqesi që janë të punuar me dru apo gur e të rrethuar me gjelbrim të shesht, që secili mysafir që I ka vizituar ka mbetur I kënaqur si nga shërbimi ashtu edhe nga ambient që u kanë ofruar.
Mos e leni anash shetitjen në këmbë nga çarshija e vjetër në qendër, nëpër rrugën kryesore e deri te shkollat. Gjatë kthimit në qendër, gjithqysh ofroni diçka vendore mysafirve sidomos duke i dhuruar shijen e akulloreve apo pucankave (miqve kjo gjë i tërheq ani pse juve ju duket detaj i vogël).
6. Po nëse dëshironi të dilni jasht qytetiti keni plot mundësi. Fillimisht planifikoni ta vizitoni shpellën e Ilincës, kacipupin dhe liqenin artificial në Rahovicë, venbanimet e vjetra nëpër malet e bukura të karadakut të mbushura me shumë flor e faunë. Pastaj edhe fshatrat pitoreske matan hekurudhës e kanë veçantin dhe karakteristikat e tyre specifike. Gjithashtu gjatë rrugës mund të ndaloni t’i vizitoni disa nga minifabrikat vendore që i kemi qofshin ato të zdruktarive, pijeve freskuese, metalit etj. Edhe blerja në vendin e prodhimit të produkteve bujqësore e ka emocionin e tyre që të dhuronë kur i prek disa gjëra drejtëpërdrejtë.
Eh kështu ditët dhe koha po kalon dhe mysafirët tanë po kalojnë përjetimet e tyre në Preshevën tone “turistike”. Kam dëgjuar nga më të moshuarit kur kanë shkuar diku mysafir kanë ndejtur edhe më shumë se një javë. Por mysafirët e koheve tona i kanë ditët e numruara apo siq thonë ndryshe sërisht më të moshuarit: “ I kanë shti ditët në thes”. Dikush nga ju mund të ketë kreativitet dhe ide edhe më të mira që këtu nuk janë përshkruajtur. Por, jam përpjekur që shkurtimisht ta jap atë që kam kaluar nga përvoja ime. Jam I vetëdijshëm se ka edhe shumë vende e mënyra të tjera për ta kaluar kohën me miq, mirëpo jam I mendimit sikur secili ta tregojë përvojën e tij shkurtimisht do të krijohet një udhëzues I mire për të ardhmen.

Related Articles

Back to top button