Lajme

Kujdes: BMW i bardhë i policisë po kontrollon për shpejtësi në pjesën e Vranjës

BMW e bardhë, automjet i policisë këto ditë do të kontrollojë trafikun nëpër rrugët e Vranjës, mësonë Presheva.AL Për shkak të aksionit që është filluar me një nivel të lartë nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë aktivitet, por sipas informacioneve marrë nga mediat serbe ky aksion do të zgjasë tre ditë deri më 30 korrik.

Këto aksione ndërmirren shpesh për shkak se shoferët shkelin rregullat e trafikut më së shumti atë të shpejtësisë.

Interceptorët janë makina të shpejta të policisë pa shenja të dukshme të policisë dhe me një reputacion të lartë të cilëve nuk mund ti shpëtosh nëse të shohin duke thyer rregullat në komunikacion.

Detyra e tyre është kryesisht për të “kapur” shoferët e papërgjegjshëm dhe arrogantë që ngasin me shpejtësi të lartë, duke injoruar limitin e shpejtësisë për të cilën rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme gjatë vitit 2016 interceptorët kanë kapur rreth 500 shoferë që në rrugët e Serbisë kanë lëvizur me shpejtësi mbi 200 km në orë, ndërsa për mos rrespektim të tabelave të shpejtësisë ka zënë më shumë se 25 mijë shoferë.

Related Articles

Back to top button