Lajme

Tradita në Luginë, dasmë pa flamur nuk bëhet

Flamuri kuqezi në Luginë edhe pse i ndaluar nga shteti nuk mungon asnjëherë në familjet shqiptare në Luginë.

Në Luginë ekziston një shprehje: “Dasmë pa flamur nuk bëhet”, e cila mjafton për të vërtetuar faktin se flamujt në shtëpitë e shqiptarëve nuk ngrihen vetëm për festa, por sa herë që i zoti i shtëpisë ka gëzim.

Tradita e do që dasmorët edhe sot në çdo dasmë, sado moderne, të mos nisen kurrë për të marrë nusen pa personin që mban flamurin. Dhe ky person, i njohur ndryshe si bajraktari, zgjidhet mbi disa karakteristika: i fortë dhe i ri. Pra, dikush që simbolikisht është i aftë ta mbrojë flamurin.

Bajraktari ka rëndësinë e vetë, sikurse i zoti i dasmës. Bajraktari gjithmonë ka prirë. Do të thotë se e ka pasur flamurin dhe është munduar si në beteja e si në dasma të jetë një njeri që nuk dorëzohet, që nuk e lëshon flamurin dhe që është konsistent e rezistent ndaj çfarëdo sfide që mund të përballet.

Shpesh dëgjojmë edhe histori që edhe gjatë trazirave para shumë viteve, tradita nuk është ndërprerë. Edhe në kohën e shtypjes më të egër, flamuri është mbajtur fshehurazi, por ka ndodhur që bajraktari i një dasme jo pak herë të jetë keqtrajtuar nga forcat serbe.

Në kohën kur dasmorët qëndrojnë në shtëpinë e nuses, zhvillohen edhe lojëra të ndryshme popullore si lloj provokimi për bajraktarin që ta dorëzojë flamurin.

Related Articles

Back to top button