LajmeMagazina

Bujanoc: Shpallet konkursi për ndarjen e serrave në prodhimtarinë bujqësore

Në kuadër të implementimit të donacionit nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila realizohet nga Komuna e Bujanocit, bazuar në Aktvendimin mbi formimin e komisionit për realizimin e Ftesës Publike për paraqitjen e kërkesës për ndarjen e serrave në prodhimtarinë bujqësore me numër 020-3 nga data 19.08.2015., Komisioni shpallë: FTESË PUBLIKE për paraqitjen e kërkesës për ndarjen e serrave në prodhimtarinë bujqësore pjesa tekstuale e Fteses Publike dhe kerskesa mund ta merrni ketu: Formulari KERKESA I PJESËMARRJA DHE TË DREJTAT E PJESËMARRJES Paraqitja e pjesëmarrjes në këtë Ftesë Publike nënkupton paraqitjen e kërkesës për ndarjen e serrave me dimensione 5 x 2,5 x 21m në prodhimtarin bujqësore të cilën Komuna e Bujanocit e ka pranuar si donacion nga ana e Agjencionit Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Komuna e Bujanocit në këtë Ftesë Publike do të përzgjedhë gjithësejt 25 shfrytëzues nga territori i komunës. II KUSHTET PËR NDARJEN E SERRAVE NË PRODHIMTARINË BUJQËSORE Të drejtën, në ndarjen e serrave për prodhimtarinë bujqësore me sipërfaqe shfrytëzuese minimum 80 – maximum 105 m2, mundë ta realizojnë të gjitha palët e interesuara bartëse të ekonomive bujqësore nga territori i Komunës së Bujanocit, të cilët janë me vendbanim në territorin e Komunës së Bujanocit. Madhësia e parcelës kadastrale për vendosjen e serrës nuk duhet të jetë më e vogël se 120m2. Kandidatët duhet patjetër të kenë të regjistruar ekonominë bujqësore – statusin aktiv. Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në zyrën e Shërbimit Bujqësor nr.308 dhe zyrën për Zhvillim ekonomik lokal nr.306, të Adminstratës së Komunës së Bujanocit, i cili mund të merret edhe nga ueb portali i Komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs, si dhe nga Tbela e Shpalljeve në Komunën e Bujanocit. Formularët e aplikimit të plotësuara me dokumentacionin përcjellës duhen të dorëzohen deri më 27.08.2015. në adresën: Komuna e Bujanocit, Komisionit për realizimin e Ftesës Publike për ndarjen e serrave në prodhimtarinë bujqësore, rruga Karagjorgje Petroviq nr.115, 17520 Bujanoc ose personalisht të dorëzohet përmes zyrës së pranimit të Administratës së Komunës së Bujanocit gjatë kohës së orarit të punës, me emërtimin “KËRKESË PËR NDARJEN E SERRAVE NË PRODHIMTARINË BUJQËSORE” Kandidatëve, kërkesat e të cilëve nuk i plotësojnë kushtet themelore dhe që nuk e dërgojnë dokumentacionin përcjellës në afatin e paraparë kohor, nuk do të merren parasysh nga Komuna e Bujanocit. III KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË SERRAVE Serra nga njëra anë, dimensionet 5 x 2.5 x 21 metra, më së paku 80m2 kurse më së shumti 105m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme, konstruksioni të jetë i ndërtuar nga metali i galvanizuar i trashësisë Fi ¾”. Sistemi i lehtë dhe i shpejtë i bashkimit të lidhseve të galvanizuara, të kryqëzuara me Fi ½” deri ¾”, dhe nga çeliku i galvanizuar të rrafshta Fi ½” të kompletuara me shtrafa. Përforcimet e shkurta dhe të gjata në gjatësin e serrës me nga 3 shufra të metalit Fi ½” x 1.8mm. Distanca në mes harqeve duhet të jetë 1.5 metra. Vendi për të vendosur llojet e ndryshme të nxemjeve ose ventilimin për ftofje që janë të nevojshme që bimët mos të përjetojnë stres gjatë rregullimit të temperaturave gjatë periudhës dimërore dhe pranverore, vendin për vendosjen e ventilatorit për rregullimin e qarkullimit të nxemjes, ftohjes, ndriçimit, lagështisë dhe llojeve të ndryshme të situatave klimatike të cilat mund të kontrollohen përmes kompjuterit. Hyrja frontale me dy krahë me hapje maksimale e ndertuar nga shufrat e galvanizuara Fi ½” x 1.8-2mm (sistemi i hapjes si Flutur). Me mbules të fletave të metalit me UV shtesë të trashësisë 150 mikrona, me rrjetën për mbrojtje nga drita. Sistemi i mbrojtjes nga drita i gjithë hapësirës së serrës në mënyrë që mbulesa ka të paktën 45% në hije. Sistemin e ujitjes “pik-pik” ashtu që ka 6 rende në gjatësinë e serrës me nga 6 ventila me valvula prej gome 16mm, filterat Fi ¾” me lidhset Fi ¾”, cevat Fi ¾” të gjatësis 5 metra, dhe elementi përfundimtar Fi ¾”. Për sistemin e ujitjes rezervoari i ujit me mbulesë i kapacitetit 500 litra. Pas mbarimit të montimit të serrës për shfrytëzuesit do të mbahet një trajnim i shkurtër rreth punës në serra. IV DOKUMENTET PËRCJELLËSE TË OBLIGUESHME Fotokopja e Letërnjoftimit të kandidatit/es bartësit të ekonomisë bujqësore, Vërrtetimin mbi statusin aktiv të ekonomisë bujqësore. Komuna e Bujanocit, 19.08.2015. Kryetar i komisionit për realizimin e Ftesës Publike për ndarjen e serrave në prodhimtarinë bujqësore Bashkëpunëtor profesional pranë ZZHEL Sali Salihi

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button