Lajme

Polici në Preshevë “kërcënon me vrasje” diasporën shqiptare ?

Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ka ndodhur një përleshje e egër mes një polici që nuk ishte në detyrë dhe 2 banorëve nga i njëjti vendbanim duke rezultuar edhe më kërcënim për vrasje.

Sipas informacioneve  të Titulli.com, incidenti ka ndodhur ditën e shtunë më 29 korrik rreth  orës 6 pasdite në qendër të fshatit Rahovic kur një polic pa uniformë i kishte tërhequr vërejtjen një personi (Fitim) që ishte duke vozitur një veture me tabela të regjistrimit zviceran me arsyen se po vozitë pa kujdes.

Vozitësi i veturës ja kishte kthyer përgjigjen policit duke i thënë se nuk i intereson mënyra e vozitjes ndërsa sipas deklaratës së vozitësit pjesëtari i policisë lokale e ka kapur aty  edhe e ka goditur lehtë.

Më  e keqja e kësaj ngjarje sipas deklaratës së të rrahurit është se polici ka kërcënuar me vrasje pronarin e veturës kryesisht xhaxhain e vozitësit,  një shqiptarë nga Rahovica por me punë në Zvicër.

I rrahuri (vozitësi) së bashku me xhaxhain-pronarin e veturës kishin shkuar në stacionin policorë të Preshevës për ta paraqitur rastin dhe në ato momente ka ardhur edhe polici i dyshuar për rrahje të Fitimit.

Në bazë të deklaratës që posedon Titulli.com pronari i veturës brenda objektit të policisë në Preshevë e ka pyetur policin e dyshuar për rrahjen e nipit të tij se cila ishte arsyeja e goditjes.

“Polici i frustruar nga kjo ngjarje ka fyer xhaxhain e Fitimit dhe në të njëjtën kohë ka kërcënuar me vrasje duke ja drejtuar revolen por kanë reaguar shpejt policët tjerë dh ja kanë marrë revolen policit që kërcënoi”, thuhet në deklaratën e pronarit të veturës me regjistrim zviceran.

Ngjarja është paraqitur në policinë lokale dhe janë duke vazhduar procedurat tjera të shqyrtimit të lëndës./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button