LajmeMagazina

Lind edhe fëmija i dytë në maternitetin e Preshevës

Sot ka lindur edhe një djalë pacientja Nexharije Limani,  nga fshati Stanec, komuna e Preshevës. 
Nexharija për gazetarin e Titulli.com është shprehur se kjo është lindja e pestë e saj dhe se është ndjerë e kënaqur me ndihmën që i kanë dhënë mjekët dhe motrat medicinale.
“Më lindi ky djalë shëndosh, ndjehem po ashtu e lumtur që këtë lindje e bëra këtu në Preshevë, këtu erdha me vetë dëshirë,  dhe aspak nuk kam pasur frikë. I porosis të gjitha nënat që të lindin në Preshevë, sepse kushtet ishin të mira, profesionalizmi i mjekëve në nivel, pra edhe unë, edhe djali im jemi mirë dhe së shpejti do të na  liron mjeku për në shtëpi”, tha Nexharije Limani.
Materniteti jashtëspitalorë në Preshevë është hapur më 13 korrik të këtij viti dhe ka 2 salla të lindjes , inkubimin , fototerapinë , dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button