Lajme

Pushteti lokal në Preshevë: taktizime, manipulime dhe malverzime me situatën e rendë politike

Pushteti lokal në Preshevë ka krijuar një krizë të rëndë politike. Koalicioni qeverisës PVD, UDSH, BDL dhe Grupi i ndarë PDSH ashtu siç është vërejtur më parë gjatë qeverisjes ka treguar edhe njëherë se është në dispozicion të`i provoj të gjitha mënyrat për interesat e tyre partiake.

Dështimi i seancës së V-të për të dytën herë me rradhë të konvokuar më 22 gusht në mungesë kourumit e cila largonte ata nga pushteti, i ka shtyer që të trajtojnë këtë seancë të shtyer. Burimet tona kanë njoftuar se pas dështimit të seancës së V-të, janë vërëjtur në prapaskenë aktivitete të dyshimta të pushtetit lokal, ku është konvokuar sërisht seanca e V-të një ditën e mërkurë të datës 23.08. Këto ftesa janë bërë këshilltarëve komunal përmes telefonave. Gjithashtu njoftohet për aktivitete dhe tentime për “shitë-blerje” konkrete të këshilltarëve komunal për të plotësuar numrin e kuotës.

Koalicioni qeverisës gjatë muajve në pushtet ka prezantuar një shkathtësi për manipulime dhe eg-zagjërime të ligjeve në raste konkrete për interesa vetanake. Ju kujtojmë seancën e parë të 10 marsit e cila sipas ligjit është paraparë shqyrtimi dhe miratimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarit të Komunës, koalicioni qeverisës me një dredhi administrative kanë shpallur seancën si jo të mbyllur për të vazhduar disa javë më vonë. E tëra kjo është përsëritur kur zv.kryetari i posa zgjedhur ka dhënë dorëheqje për t`iu kthyer mandatit të këshilltarit dhe plotësuar numrat e kourumit.

Sidoqoftë në dy ditët e ardhëshme shihet konkretisht se sa sukses do të korrë koalicioni qeverisës PVD, BDL, UDSH dhe Grupi PDSH me situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button