Skandal: Keshtu kercenohet Keshilltari i Kuvendit Komunal ne Presheve, Xhemail Fazliu
Xhemail Fazliu, këshilltarë i Kuvendit Komunal në Preshevë dhe ish-luftëtarë i UçPMB-së ka akuzuar rëndë pushtetin lokal dhe ish-subjektin e tij PVD për shantazhime gjatë muajve të fundit.
Këshilltari Fazliu i cili muaj më parë zyrtarisht kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat dhe strukturat e PVD-së dhe është deklaruar si këshilltarë i pavarur, ka shprehur shqetësimet me kërcënimet e subjektit PVD ndaj tij përmes formave të ndryshme.
“Unë Xhemail Fazliu, jam deklaruar publikisht para disa muajve se nuk mbështeti politiken shkatërruese të këtij pushteti gjegjësisht të PVD-së në kryje me Riza Halimin” ka theksuar këshilltari Fazliu. Sipas tij, në momentin kur pushteti ka humbur shumicën e këshilltarëve në Kuvendin Komunal, kanë filluar kërcnimet e drejtëpërdrejta nga ish subjekti i tij politik PVD. “Kjo strukturë kriminale nuk më ka kursyer me shantazh, as momentin kur isha në pushime verore me familjen time, duke më kontaktuar dhe kërcnuar për të marrur pjesë në Kuvendin Komunal për ta plotësuar korumin” duke shtuar se “këta persona të dyshimtë mu janë prezentuar kinse si zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, por herë pas here edhe si pjesëtarë të Shërbimeve sekrete”.
Fazliu ka theksuar më tej se pushteti aktual i ka ofruar të holla dhe mundësi tjera. “Sa pare po i do dhe çfarë kerkesa tjera ke, ne jemi të gatshëm ti plotësojm ato; me kanë thënë disa herë”, pohon Fazliu. Sipas tij, këta persona shantazhues të nivelit të ulët, janë gjithashtu persona të cilat janë paguar nga strukturat dhe biznese të cilët mundohen të përfitojn përmes politikës së PVD-së.
“Unë publikisht deklaroj, se edhe në situata më të vështira kam dëshmuar se e dua atëdheun, unë kam dhënë betimin e ushtarit në malet tona, kërcnimet që po më sajohen, nuk më impresionojn dhe në çfarëdo mënyre nuk do ta përkrahi një pushtet i cili punon kundër interesave të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Këto kërcnime janë të kota”, ka potencuar Fazliu.
Ai më tej ka shtjelluar inkuadrimin e tij në PVD, ku sipas tij iˋu janë prezentuar angazhimet e PVD-së për reforma brendapartiake, duke më siguruar se Ardita Sinani, së bashku me dy persona tjerë të inkuadruar më herët janë një garanc e reformave të shumëpritura. “Se këto reforma ishin farsë dhe manipulim me elektoratin e kam vërëjtur pas kalimit të kohës” ka pohuar Fazliu. “Unë kam kërkuar që mos të jemi, makinë e votimit por bashkëpunëtor të qytetarëve, ndërsa ata (aludon në udhëheqësin e PVD-së, redaksia) nuk u konsultuan por vazhduan me frymën e vjetër komuniste të PVD-së”. “Kanë vazhduar me avazin e vjetër, ku janë injoruar gjeneratat e reja për një interesat e tyre personale, këtu vlenë të theksohet punësimet partiake, familjare nëpër institucionet e Komunës” ka shtuar ai. “Vetëm paramendoni, shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Nader Sadiku ka dalur në një seancë dhe ka thënë se familja e tij është intelektuale, dyzet prej tyre janë të punësuar dhe se vajza e tij meriton punësimin pasi ajo paska marrur notën mesatare 10”. Xhemail Fazliu, këshilltarë pranë Kuvendit Komunal të dalur nga zgjedhjet lokale të vitit 2016, ka bërë të ditur se ai në çdo kohë është i gatshëm të prezentoj edhe dëshmi tjera, që pushteti lokal i udhëhequr nga PVD-ja dhe kryetari Riza Halimi është duke punuar për interesat e tyre të ngushta personale dhe klanore.