APN: Koalicioni qeverises i kaluar ishin te bashkuar ne numra per interesa vetanake (Video)
Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi dhe sekretari i përgjithshëm Gazmenad Selmani sot kanë mbajtur një konferencë për media rreth situatës së krijuar në komunën e Preshevës pas shpartallimit të Kuvendit komunal.
“Ngjarjet e fundit politike në Komunën e Preshevës janë një shembull i një pushteti destruktiv të instaluar më 10 mars të këtij viti. Koalicioni qeverisës PVD, BDL, UDSH dhe Grupi PDSH i formuar në rrethana të dyshimta, të kryesuar nga Riza Halimi është larguar sot në mungesë të mazhorancës në Asamblenë Komuale. Kjo hap mundësi për zgjedhje të parakohëshme lokale në Komunën tonë.
Projektet e rëndësishme vitale (ekonomike, kulturore dhe sociale) të aprovuara në Kuvendin Komunal gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen ekzekutive të APN-së, janë prolonguar dhe bastarduar nga ky koalicion qeverisës për ambicje dhe interesat e tyre klanore” ka thënë Selmani, transmeton presheva.com.
Sipas tij, koalicioni qeverisës tani më i kaluar PVD, BDL, UDSH dhe Grupi PDSH ishin të bashkuar në numra për interesa vetanake dhe janë përgjegjës për pengmarrjen e pushtetit dhe proceseve politike, prandaj nuk ka gëzuar në asnjë moment mbështjetjen e plotë të qytetarëve të Komunes së Preshevës. Ky fakt e ka detyruar pushtetin lokal të manipuloj me situaten e krijaur, pasi ata iˋu frigohen ditës madhështore, ku sovrani i Komunës së Preshevës jep verdiktin final.
Sekretari i APN-së gjithashtu tha se sfidat egzistenziale me të cilën ballafaqohet Komuna e Preshevës meritojn një qasje serioze, profesionale dhe stabile, përndryshe pushteti në mes të klienteleve politik dhe ekonomik e ka të pamundur të zhvillojë një progres real për të mirën e qytetarëve të Komunës së Preshevës. Kjo është edhe arsyja kryesore pse garda e vjetër politike preshevare, e cila është e varur tërësisht nga këto grupe interesash, nuk ka sukses në politikbërje dhe ekzekutimin e një pushteti të mirëfilltë. Pas tre muajve në absenc të Kuvendit Komunal, sot sipas pushtetit lokal qeveria do të shkarkoj Kuvendin dhe të gjitha organet ekzekutive të Komunës së Preshevës, për të shpallur masat e përkohëshme dhe emërimin e një organi prej 5 anëtarëve sipas mandateve të subjekteve politike në Kuvendin e shkarkuar. Fakti se subjekti politik PDSH është ndarë dy grupacione dhe se Këshilli drejtues i kësaj partie ka larguar një pjesë të madhe të këshilltarëve nga PDSH-ja, konstatojm se fraksioni i APN-së është më i madhi në Kuvend. Ky fakt mundëson APN-së të përfaqësohet në organin e përkohëshem me më shumë anëtarë se subjektet tjera politike. Rrjedhimisht APN-ës i takon kryetari i organit të përkohëshem. Meqë vetëm APN ka komptenca për realizimin e projekteve kapitale të inicuara nga pushteti ynë. APN fton të gjitha subjektet politike për bashkëpunim të mirëfilltë për zgjidhjen e problemeve politike, sociale dhe ekonomike të Komunës së Preshevës. APN zotohet se procesi duhet të jetë në përputhshmëri me vullnetin politik të qytetarëve të Preshevës dhe se pushteti duhet bazuar në principe progresiste europiane.
Nga ana tjetër, kryetari i APN-së, Arifi tha për media se organi i përkohshëm në komunën e Preshevës i takon Alternativës për ndryshim me 2 antarë dhe kryetari, pasi sipas tij, APN është fraksioni më i madh në Kuvend.
Sipas Arifit pushteti në largim komunës së Preshevës i ka shkaktuar një dëm prej 5 milionë eurosh.