Presheva nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vjetë!
Shkruan: Refik HASANI
Presheva, nuk ka patur nevoj e as arsye të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, ky Kuvend nuk asi lluksi të shkoj në zgjedhje. Në vend që të punohet dhe të funksionoje ky Kuvend Komunal, Ekzekutivi dhe Kryetari i Komunës që nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit të kaluar vetëm me emrime e shkarkime është marrë. Asgjë pozitive nuk ka dalë. Kuvendi Komunal i Preshevës në vend që të frymoj dhe të jetë shembull për Kuvendin e Bujanocit dhe të Medvegjës për më shumë se një vjet shpenzon kohë për gjëra të kota.Pse është dashur të shkohet në zgjedhje kur ka patur mundësi të shterren të gjitha mundësit që të mos dëmtohen qytetarët. Sa do të ndomtohen qytetarët e kësaj Komune ku përballen për çdo ditë me sfida nga më të ndryshme.Kështu në zgjedhje të parakohshme, nën masat të përkohshme, e herë me masa të dhunshme, qytatarët e Preshevës nuk e kan merituar. Mosfunksionimi për disa muaj i Kuvendit të Preshevës e para disa vjetëve kështu ndodhi edhe në Kuvend të Bujanocit e që këto masa jan jashtëzakonisht të dëmshme për popullatën e këtyre Komunave. Kështu do të ndihmohet edhe më tej zbrazja dhe trashaj e zullimit dhe diskriminimit nga Beogardi që është duke vazhduar.Shqiptarët e kësaj Krahine do të duhej marrin mësim se si për zgjedhje lokale dhe Parlamentare duke u bazuar në shembuj nga pakica Serbe në Kosovë konkretisht nga Lista Serbe në Kosovë që drejtpërdrejti Serbia ka rol, ndikim, ndihmon dhe e menaxhon me këto nivele Komunale të Komunave Serbe dhe në nivel të Parlamentit të Kosovës ku lista Serbe është treguar politikisht edhe për legjislaturën e dytë shumë unike. Në mos funksionim, në mos unifikimi të faktorit politik në çështje të ndieshme madhore fajin do të duhej ta marrë përsipër edhe Prishtina e Tirana zyrtare.
Si të dal në ndihm pasi Parlamenti i Kosovës nuk arrin të gjejë zgjidhje për tre muaj dhe legjislatura e pestë kaloi pa asnjë efekt që do të duhej të prodhon. Si të dal në ndihm kur liderë politik dhe institucional të Shqipërisë nuk jan të interesuar të angazhohen dhe ndihmojn konkretisht këtë Krahin Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Presheva më së paku ka nevoj të shkoj në zgjedhje çdo vjetë!